Vdes në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët të cilët thanë se vdiq në një klinikë në Romë.

Ennio Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016.

Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij. Morricone ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë të njohur.

Morricone ka fituar dy çmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize në 2010-n.

Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit. Funerali i kompozitorit të njohur italian do të zhvillohet në mënyrë private, bëjnë me dije familjarët e tij.