Artisti ha veprën 120 mijë dollarëshe

09/12/2019 - 11:33

Ndodh që një vepër arti të jetë me të vërtetë e parezistueshme. Ky duket se është edhe rasti që vjen nga Art Basel Show, në Miami Beach, kur një artist shokoi turmën, pasi hëngri një vepër arti me vlerë 120 mijë dollarë, që nuk ishte gjë tjetër përveçse një banane e ngjitur në një mur.

Banania ishte në fakt një vepër arti e artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar Komediani, dhe i ishte shitur një koleksionuesi francez për 120 mijë dollarë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në facebook, David Datuna, që e quan veten një artist amerikan të lindur në Gjeorgji dhe që jeton në Nju Jork, i drejtohet bananes, e tërheq nga muri, dhe më pas e ha.

"Një performancë artistike…artist i uritur" – tha ai ndërsa i hiqte lëkurën frutit dhe e kafshonte. "Faleminderit. Shumë e shijshme".

Vizitorët dëgjoheshin të pëshpëritnin, para se një zyrtar i galerisë, i acaruar, ti afrohej për sqarime. Sidoqoftë, problemi u zgjidh në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultoi se vlera e veprës qëndronte tek certifikata e autenticitetit dhe bananja ishte e zëvendësueshme. Dhe në fakt, 15 minuta më vonë një banane e re u ngjit në faqen e murit dhe policia u vendos në ruajtjen e saj.

Artisti italian, Maurizio Cattelan, është i njohur edhe për tualetin e tij tërësisht funksional prej ari 18 karatësh, të quajtur Amerika, që dikur ia kishte ofruar hua edhe presidentit amerikan Donald Trump.

Ky tualet me vlerë 5-6 milionë dollarë, u vu në qendër të vëmendjes sërish këtë shtator pasi u vodh nga pallati Blenheim në britani, vendlindjen e liderit të kohës së luftës, Winston Cherchill, ku ishte ekspozuar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nuse australiane u hakmorr në mënyrën më të mirë ndaj të dashurit të saj Alex pasi mori vesh se ai ishte në një lidhje paralele me nj

Princi Harry u përpoq të shpjegonte publikisht se vendimi për t’u shkëputur nga familja mbretërore nuk ishte i lehtë për të.

Ditën e djeshme u luajt ndeshja mes Liverpulit dhe Junajtid, e cila u fitua nga të besuarit e Klop me rezultatin 2-0.

Gratë me ndikim të lartë në mediat sociale, apo siç njihen ndryshe me termin “Influencer”, marrin pothuajse çdo ditë oferta monetare në k

Një kolumbian shpiku rrëmbimin e tij të paqenë për të mos u martuar.

“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit,

Futbollisti shqiptar Elis Bakaj është bërë baba dhe emocionin e ka ndarë me miqtë e tij në profilin zyrtar në Instagram.

"ThumbON"  nga Aulona dhe Fatma ka surprizuar sërish këtë të diel në ekranin e "Rtv Ora" me një tjetër kamera të fshehtë.

Në një deklaratë, Buckingham Palace njofton se Princi Harry dhe Meghan kanë humbur titujt e tyre mbretëror dhe nuk do të marrin më fonde

Mendoni një pengesë të gjatë prej 9 kilometrave që ndihmon në mbrojtjen e qytetit nga ujërat e përmbytjes gjatë stuhive të ashpra si Sand