Alkent Pozhegu, artisti shqiptar nga Kosova që është certifikuar tri herë në rekordet Guinnes, së fundmi ka krijuar skulpturën e fluturës me kokrra-farëra. Në krijimin e artistit, vihet re detaji i maskës, si një mesazh për parandalimin e pandemisë.

“Deri tani jam i certifikuar tri herë në rekordet Guinnes. Mozaiku i parë është bërë në vitin 2014 dhe lidhet me dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Mozaiku i dytë ka qenë i Rita Orës në vitin 2017 dhe mozaiku i tretë ka qenë i Presidentit Trump”, tregon Alkent Pozhegu.