Asel Isteri, piktorja e talentuar rrëfen pasionin e saj të fshehtë: Të transformoj gjërat, për të krijuar stil (VIDEO)

11/06/2021 - 17:54

Kombinimi i veshjeve me aksesorë shtesë për të krijuar një stil unik është pjesë e pandarë e përditshmërisë së artistes durrsake Asel Isteri. Në studion e saj, në lagjen nr.6, përveç pikturave që i gjen anekënd, syri të zë edhe disa aksesorë shtesë, që vetëm pasi i sheh nga afër kupton se ato janë modifikuar nga duart e saj. Transformimi i jastëkëve, çantave, këpucëve  apo veshjeve është një pasion që e shoqëron prej vitesh dhe që e frymëzon, sapo ajo i merr në dorë.

Duket se këtë pasion ajo e ka trashëguar nga e ëma, e cila stoliste përherë me detaje shtesë veshjet e fëmijëve.

Asel tregon për "DurrësLajm" se dëshira për të ardhur me një stil ndryshe, pak jashtë modës së momentit, e ka shtyrë t'i rimodelojë disa prej veshjeve të saj.

“Më ka tërhequr më shumë stili, sesa të ndjek modën. Stili e bën personin më të veçantë. Gjithmonë, në gjërat që blej më ka pëlqyer të shtoj elementë që ta bëj më autentike”,- thotë ajo.

Një jastëk që ende nuk i ka dhënë formën përfundimtare, të tërheq vëmendjen me kombinimin e elementëve të kulturës popullore, të cilat shpesh i gjen edhe në pikturat e saj.

“Sado koha të evoluojë, tradita dhe origjina të thërrasin, sepse moda është një rreth ciklik. Pa njohur të vjetrën, pa marrë elementë nga e vjetra, nuk mund të ripërpunosh apo të sjellësh një risi të re”,- thotë Asel Isteri.

Një nga punët që Asel ka në duart janë edhe kanatet e një portmontoje, të cilat nuk janë më një mobilje e thjeshtë, por janë shndërruar në një vepër arti.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këpucët apo çizmet, që në duart e Asel transformohen.

Ajo ka dhe një këshillë për të gjitha vajzat dhe gratë që duan të kombinohen këndshëm dhe me pak shpenzime.

“Më pëlqen që njerëzit të tërhiqen nga këto gjërat e thjeshta, jo me shumë shpenzime, por që i japin një vlerë tjetër shtëpisë, arredimit. I bëjnë më interesante…”

Tërmeti dhe pandemia, por sidomos karantina e vitit 2020, kanë lënë gjurmë tek Asel Isteri, dhe ato i gjen të pasqyruara në shumë nga punimet e saj. Një autoportret me maskë apo një femër që të përcjell ndjesinë e vetmisë të kujtojnë momentet e vështira që gjithsekush ka kaluar prej Covid-19.

Ëndrra në sirtar e artistes Asel mbetet një ekspozitë personale. Megjithëse në korrik 2020, ajo së bashku me piktorë të tjerë durrsakë hapën një ekspozitë të përbashkët, Asel kërkon më shumë.

“Mund ta quaj ëndërr, sepse u bënë vite që e dëshiroj. Megjithëse kam marrë pjesë në disa ekspozita kolektive, dëshira ime është të arrij të realizoj një ekspozitë personale”, - thotë ajo.

E rrethuar nga dhjetëra punime të saj, që i punon me mjaft dashuri dhe përkushtim, studio e Asel Kryemadhit të ngjason me një tempull, ku artistja e talentuar frymëzohet për të shndërruar në art imagjinatën e saj.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një postim në rrjete sociale i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ngritur dyshimet se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua

Majat e djegura të flokëve janë një shqetësim i vazhdueshëm, por nëse tregohesh pak më e kujdesshme, mund t’i evitosh.

Princi Philip do të kishte festuar 100-vjetorin e lindjes më 10 qershor dhe me rastin e ditës së tij të lindjes, anëtarët e familjes mbre

Marsi është planeti i energjisë dhe jetës suaj mund t’i kishte munguar, por kjo situatë po ndryshon pasi tashmë planeti do të kalojë në s

Janë plot dhjetë ndryshime ato të cilat sjellin në vetvete kundërshtime mes gjinisë mashkullore dhe femërore.

Kur punojmë shumë për të përfunduar një projekt, shumica prej nesh përpiqen të dëgjojnë muzikë, në mënyrë që të përqendrohemi në detyrën

Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze.

Studiuesja e astrologjisë Keti Sula ka treguar se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në verë më shumë se kurrë, dielli shqetëson shikimin tonë, prandaj përdorimi i syzeve dielli bëhet më i domosdoshëm.

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka publikuar një foto të vjehrrës, ku i uron ditëlindjen dhe tregon se ka një marrëdhënie të m