Astrologia Meri Shehu tregon shenjat e horoskopit që “do goditen” nga koronavirusi

03/04/2020 - 21:34

Astrologia Meri Shehu veçoi disa shenja të horoskopit të cilat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe sesi do ndryshojnë marrëdhëniet mes shenjave.

Meri Shehu: Shenjat që do ndikohen shumë fortë këtë periudhë janë shenjat fikse, Demi, Luani, Ujori, Akrepi. Demi do jetë në ndryshim të vazhdueshëm, por në vetvetë janë duke ndryshuar dhe nuk do ndihen mirë. Dhe marrëdhëniet e të tjerëve me Demin do jenë gjithmonë në stres. Luani me Demin nuk do shkojë shumë mirë, Luani me Ujorin nuk do shkojë shumë mirë, Akrepi me Demin nuk do shkojë shumë mirë, ato marrëdhënie që janë të tronditura ose të krisura. Por ka vend për ndryshim, për të modernizuar marrëdhëniet, për të dhënë hapësirë, për të parë mundësi të reja. Pra ato marrëdhënie që kanë qenë shumë të ngurta ose autoritare brenda tyre do çlirohen, do marrin frymëmarrje, do ndihen më mirë.

E ftuar në programin “Rudina”, Shehu në lidhje me situatën e krijuar në gjithë botën si pasojë e pandemisë, u shpreh se do shoqërohet me ndryshime dhe pasoja për një periudhë 7-vjeçare. Sipas saj përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale.

Meri Shehu: Jo se ne do jemi të izoluar, por ky ndryshim do zgjasë për një periudhë 7-vjeçare. Pasoja dhe ndryshime të tjera që do pasojnë, do ndryshojë baza ekonomike dhe mënyra si kemi funksionuar deri tani. Pra ndryshohen mënyrat e ndarjes së vlerave monetare, ose vlerat do marrin vlerë. Do ndryshojë vlera e gjërave, ajo që ka vlerë do marrë vlerën e vet. Plus na është futur edhe Saturni në shenjën e Ujorit. Përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale, por këtu do vendosen kushte shumë  të rëndësishme, ose programime shumë të rëndësishme. Jeta sociale nuk do jetë kaq e paorganizuar ose kaq thashethemnajë. Gjërat do futen në një programim dhe rregull më normal. Pra Saturni në Ujor sjell një nivel inteligjence më bashkëkohor, pra largohemi nga disa situata jo me vlerë. Bashkëkohore domethënë inteligjenca do gjejë rrugën e vet./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr

Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, që njihet ndryshe me emrin e artit Stresi, ndodhet prej kohësh në një raport të komplikuar me bukuroshen

Masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekono

Një mjek i cili nuk ka përdorur sapun dhe shampo për 4 vite i ka lënë gojëhapur të gjithë teleshikuesit në New York.

Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 m

Me këtë pamje të re, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është shfaqur për herë të parë në vitin 2003 kur sapo ishte transferuar tek Manch