NASA ka publikuar një foto të veçantë të liqenit të Shkodrës, e kapur nga hapësira. Efekti, që krijohet nga diversiteti i sendimeneteve që krijohen në shtratin e liqenit që ndodhet nën nivelin e detit, i tërhoqi vëmendjen një astronauti që ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shkëmbinjtë që e rrethojnë liqenin janë lehtësisht të gërryeshëm. Gëlqerorët, dolomitet dhe karbonatet e tjera kanë formuar sedimente të lehta dhe të errëta gjatë shekujve që kanë krijuar “vorbullën” në qendër të ujit. Një nga burimet kryesore të këtij fluksi të sedimenteve është lumi Moraça, që buron nga Mali Rzaç.

Për ta ruajtur këtë bukuri, Mali i zi e ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në një park kombëtar, ndërsa Shqipëria e ka deklaruar pjesën e saj si rezervat natyror. Po ashtu janë bërë përpjekje për të mbrojtur faunën vendase, mikroorganizmat dhe jetën ujore, të prekur rëndë nga veprimtaria antropike.