Avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente për arsyen e çuditshme

13/09/2019 - 21:01

Një filxhan kafe e derdhur nga piloti i një Airbus, me 337 persona në bord, shkaktoi një ulje emergjente. Ngjarja ka ndodhur në shkurt, por është zbuluar tani nga investiguesit britanik të zyrës mbi aksidentet ajrore AAIB.

Avioni në fjalë ishte një Airbus A330-243, i nisur nga Frankfurti drejt Cancun, Meksikë. Ulja emergjente është bërë në Shannon, Irlandë dhe i gjithë shkaku ka qenë një kafe. Ajo që piloti ka derdhur, mbi këmbët e tij dhe në pjesën e panelit të kontrollit audio, për shkak të nxehtësisë ka bërë që një pjesë e saj të shkrijë.

Pjesa e panelit audio është bërë e papërdorshme dhe komunikimi i pamundur. Kabina e pilotimit ka filluar të mbushet me tym dhe pilotëve u është dashur të vendosin maskat. Kështu ata kanë qenë të detyruar të ndërpresin udhëtimin, teksa avioni po fillonte të merrte rrugën drejt Atlantikut. AAIB, që ka shpërndarë lajmin, nuk ka dhënë informacione për kompaninë ajrore.

Sigurisht që askush nuk mund të mendonte që një tas kafeje e derdhur mund të shkaktonte kaq shumë dëme dhe probleme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në qytetin e Tiranës tronditi opinionin e gjerë publik duke sjellë një reagim të shpejtë nga shoqëria

Mbrëmja e maturës finalizon një kapitull të rëndësishëm të moshës më të bukur të jetës sonë, adoleshencës.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare si rrallëherë më parë ka publikuar një peticion i cili ka lidhje me Reformën Zgjedhore, e cila është

Sipas një studimi të fundit, supozohet se tullacët mund të jenë më të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi për shkak se disa hormone mash

Problemi i të qenit kriminel është se kur merr objekte që nuk të takojnë, nuk ke asnjë siguri nëse dikush dëshiron të t’i marr ato.

Dje u marshua në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë kundër abuzimit dhe përdhunimit të fëmijëve. Një numër i madh i qytetarëve iu bashkuan k

Të gjitha vendet perëndimore janë vënë në lëvizje pas vdekjes së George Floyd, i cili u vra barbarisht disa ditësh nga një ish-polic në S

Nuk janë të rralla rastet kur Melania Trump e ka vendosur në siklet bashkëshortin publikisht.

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina", ku edhe ka bërë renditjen e shenjave me m