Lajmet që përfshijnë familjen mbretërore këtë periudhë kanë qenë të shumta. Kjo pasi vetëm pak ditë më parë çifti Meghan Markle dhe Princ Harry deklaruan se donin të hiqnin dorë nga titujt mbretëror.

Por një tjetër çështje është rikthyer në vëmendjen e mediave dhe është pikërisht padia që Dukesha Meghan ngriti vitin e kaluar kundër tabloidit “Mail” për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin.

Në dokumentet e siguruara nga  “The Telegraph” është konfirmuar se babai i Meghanit, Thomas Markle është thirrur në gjykatë dhe  do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, së cilës Dukesha e Sussex i ka ngritur padi për shkelje të privatësisë.

Sipas mediave të huaja nëse babai i saj do të dëshmojë në favor të medias britanike, do të sjellë përplasje të tjera mes tyre.