Babai zgjohet nga gjumi dhe gjen foshnjen të pajetë. Policia sapo e njoftoi edhe për vdekjen e gruas

24/10/2020 - 11:33

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë larg shtëpisë së saj.

Sipas medieve, dyshohet se 34-vjeçarja Nicola Keane ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa kjo do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Por, kur policia shkoi në shtëpinë e 34-vjeçares për të njoftuar bashkëshortin për këtë ngjarje tragjike, aty zbuluan se foshnja e tyre 7-muajshe nuk merrte frymë dhe ishte po ashtu e pajetë.

Babai ishte zgjuar nga gjumi kur policia shkoi në banesë për ta njoftuar për humbjen e gruas. Por, fatkeqësisht mësuan se edhe foshnja e çiftit kishte ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë.

Shtypi vendas raporton se policia nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë tragjedi të dyfishtë, por i konsideron ngjarjet si një tragjedi familjare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Festimet në nder të 108-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë janë zhvilluar nga shqiptarët në të gjithë botën.

I ftohti dhe era dëmtojnë shumë lëkurën dhe kjo periudhë cilësohet nga dermatologët si më delikatja përsa i përket lëkurës.

Ura e famshme e Bosforit në Stamboll, që lidh Turqinë Europiane me atë Aziatike, është veshur me ngjyrat kuqezi mbrëmjen e sotme.

Një tjetër urim i veçantë  ka ardhur për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë për Shqipërinë ditën e sotme.

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone", me Ester Bylykun.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë.

Nëse 2020 ju ka lodhur seriozisht nervat, viti i ardhshëm (2021) do të korrigjojë të gjitha sikletet dhe keqkuptimet dhe do t'ju japë lum

Me foton më të bukur, reperi kosovar, Arian Gushi ose ndryshe Gold Ag ka dhënë lajmin se është bërë baba për herë të parë me një djalë.

Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.

Aktorja dhe skenaristja italiane, Daria Nicolodi ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.