Sipas një studimi 14-vjeçar, baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë krahasuar me baballarët që kanë vetëm djem. Hulumtuesit nga Universiteti Jagiellonian i kanë analizuar të dhënat demografike të 4,310 personave.

Ata zbuluan  se numri total i fëmijëve nuk ka ndonjë lloj efekti mbi baballarët, por numri i vajzave lidhet me jetëgjatësinë e tyre. Studimi pohon se ata që kanë vajza jetojnë më gjatë dhe sa më shumë vajza të kenë aq më gjatë jetojnë.

Sipas studimit afati kohor është 74 javë më gjatë për secilën vajzë që lind. Ky është një lajm i mirë për baballarët dhe jo për nënat.

Sipas studimit djemtë dhe vajzat kanë ndikim negativ në shëndetin e nënës dhe madje ia ulin edhe jetëgjatësinë. Por një version tjetër thotë se lindja e vetëm një fëmije, pavarësisht gjinisë, e rrit jetëgjatësinë e dy prindërve.