Balerini i “Dancing With The Stars Albania” i lidhur me ish-bashkëshorten e aktorit Raoul Bova

29/10/2020 - 17:48

Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur shqiptar “Dancing With The Stars Albania”, Andrea Evangelista. Ai ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” dhe ka folur për marrëdhënien e tyre të dashurisë, nga fillimi i njohjes e deri në marrëdhënien aktuale që kanë tani.

“Ka qenë gjithmonë një shoqëri e bukur mes nesh. Por në fund, pas izolimit, kemi kontaktuar pak më shpesh, dhe nga aty lindi kjo që kemi sot. Një marrëdhënie shumë e bukur" - është shprehur Evangelista.

Çifti nuk po e shijon shumë jetën e tyre private siç ata duan për shkak të mediave të ndryshme, të cilat duan që t'i kenë në vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës.

Balerini shqiptar është pyetur nga moderatorja Evi Reçi edhe për ndërlikimin e jetës së tyre sentimentale.

“Shiko, të të them të vërtetën. Nuk më ka bezdisur tepër në sensin që, kur gjërat bëhen në mënyrë transparente dhe pa asnjë problem, nuk shoh ku mund të ketë bezdi. Me të, cdo gjë ka qenë e qartë. Secili mendon për jetën respektive, por s’do të thotë që s’mund të shkojë drejt një rruge të re dhe të përbashkët. Nuk mendoj se për të ka probleme, për këtë çështje jemi dakord.”- është shprehur Andrea.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I ftohti dhe era dëmtojnë shumë lëkurën dhe kjo periudhë cilësohet nga dermatologët si më delikatja përsa i përket lëkurës.

Ura e famshme e Bosforit në Stamboll, që lidh Turqinë Europiane me atë Aziatike, është veshur me ngjyrat kuqezi mbrëmjen e sotme.

Një tjetër urim i veçantë  ka ardhur për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë për Shqipërinë ditën e sotme.

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone", me Ester Bylykun.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bërë nënë për herë të dytë.

Nëse 2020 ju ka lodhur seriozisht nervat, viti i ardhshëm (2021) do të korrigjojë të gjitha sikletet dhe keqkuptimet dhe do t'ju japë lum

Me foton më të bukur, reperi kosovar, Arian Gushi ose ndryshe Gold Ag ka dhënë lajmin se është bërë baba për herë të parë me një djalë.

Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.

Aktorja dhe skenaristja italiane, Daria Nicolodi ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Një burrë nga Kenia që gabimisht ishte raportuar i vdekur është kthyer në jetë të martën, ndërsa ndodhej në tryezën e morgut, ku trupi do