Dje u marshua në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë kundër abuzimit dhe përdhunimit të fëmijëve. Një numër i madh i qytetarëve iu bashkuan këtij marshimi, mes tyre edhe këngëtarë, moderatorë, e shumë emra të njohur. Jehona e këtij marshimi kaloi trojet shqiptare, madje mori vëmendjen e futbollistit të njohur të Brecias, Mario Balotelli.

Ai publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën është pikërisht moderatorja Dojna Mema me pankartë në dorë.

“Thuajini jo çdo lloj dhune!!!”, është mbishkrimi që Balotelli ia kishte shtuar fotografisë.