02/03/2021 - 15:13
Është një nga balsamët më efikasë që mund të përdoret për flokët, pa kosto dhe antialergjik. Dhe para së gjithash jo i ndërlikuar. Mjaftojnë dy përbërës të vetëm për të përgatitur një balsam me fuqi të madhe vepruese: ujë dhe një grusht farash lini. Për përgatitjen duhen më pak se 10 minuta: flokë të bukur në pak kohë, jo para të shpenzuara, asnjë humbje në ambient dhe asnjë kimikat.
Ju duhen:
- -1 litër ujë
- -30 gram farash lini
- -Një sitë
- -Një tenxhere me presion
- -Një shishe bosh
Përgatitja:
- 1. Vendosni farat e linit dhe ujin në tenxheren me presion.
- 2. Ziejeni për 10 minuta.
- 3. Kulloni përbërjen e përftuar. Kur përbërja të jetë e ngrohtë është ende e lëngshme, por kur ftohet, trashet. Mos e zieni shumë, pasi balsami do të dalë shumë solid.
- 4. Përdoreni duke masazhuar flokët e lagur si balsam normal.
- 5. Shpëlani flokët.
/portali DurresLajm/