Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Basha tregon bisedën me të bijën që e lëndoi: Më goditi në zemër!

18/04/2021 - 18:28

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me vajzën e tij të madhe Dafinën, që kanë bërë bashkë, kur ajo ishte 4-5 vjeçe. Fjalët e së bijës i kanë ngelur peng dhe e kanë mërzitur shumë që aq e vogël sa ishte, e kuptonte që babai i saj ishte i famshëm dhe kur shkonin njerëzit që e puthnin ajo ishte e vetëdijshme që e bënin sepse ishte vajza e tij.

“Unë mbaj këtë episod me Dafinën kur ka qenë 4 ose 5 vjeç. Po ecnim përdore në bregdet në Qerret, një 4-vjeçare shumë e bukur, bardhoshe, vdisja të kaloja kohë me të. Ne ishim në qeveri dhe duke kaluar na ndalonin njerëzit, pavarësisht se unë përpiqesha të mos na ndalonin dhe i puthnin faqet, që i kishe shumë të mira dhe të ëmbla dhe kjo mërzitet dhe më thotë ba hajde ikim se u mërzita gjithë këta njerëz. I thashë po pse se këta vijnë të të puthin faqet se je kaq e bukur, kaq e mirë, jo tha këta më puthin faqet se ti je i famshëm. Më goditi në zemër.

Që një 4 apo 5-vjeçare që të thotë këtë gjë do të thotë që e ka perceptuar këtë dhe thashë që ky është momenti dhe shpejt do ulem me gocën time dhe t’i flas pak, të fillojë të kuptojë sepse këto janë vite ku formohet karakteri i një njeriu. Sepse në këtë moshë 4-vjeçare më thotë mua më trajtojnë kështu se jam goca jote dhe ti je i famshëm, ka ardhur koha t’i shpjegosh diçka se me çfarë merret babai jot. Isha shumë i mërzitur, ia tregova si muhabet Aurelës dhe më është dashur të ulem me të dhe ti them që shiko, unë kam mundësinë që të bëj disa gjëra sepse më tha ti nuk rri me mua mjaftueshëm, siç rrinë të tjerët domethënë e kishte ndjerë mungesën.

I thashë kjo është një punë që unë bëj gjëra që ndihmoj të tjerët, për shembull fëmijët që nuk kanë kaq shumë lodra sa ke ti, që të kenë dhe ato lodra, apo ka dhe fëmijë që kanë probleme me ushqimin, më tha pse nuk i duan prindërit? I thashë i duan prindërit, por ndonjë nga prindërit nuk ka punë, duhet t’i gjejmë ne punë dhe përpiqemi t’i ndihmojmë. Reagimi i parë ishte prekës, erdhi në mëngjes dhe më solli një gjirafë dhe më tha ja ta solla, çoja dikujt që s’ka lodra”, ka rrëfyer Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.