Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

Gjatë intervistës me Eni Vasilin, në një moment ai e ka ndërprerë bisedën për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.

“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë jo apo vetëm unë? (Basha i drejtohet publikut)”, ka thënë kreu i opozitës.

“Është një moment i mirë televiziv”, u shpreh Eni me humor.