Erjona Sulejmani, bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili me rastin e programit “Kapitenet” që fillon ditën e premte, ka dhënë një prononcim për “Chi” ku veç të tjerave është pyetur për rolin që do të ketë ajo në këtë program si dhe sa të përkushtuar janë futbollistët te seksi. Ja përgjigjet e Erjonës: “Seksi para ndeshjes? Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin “ta bëjnë vetë”. Unë nuk ëndërroja të martohesha me një futbollist. Përkundrazi, i largoja!Futbollisti më seksi? Cristiano Ronaldo, është e vërtetë.

Një “Kapitene” që e adhuroj? Victoria Beckham: shikoni të ardhurat që ka”.“Çfarë roli do të kem në program? Do të jem ajo me më shumë fantazi. Antipati mes “Kapiteneve”? Lexoni romanin tim (do të dalë shumë shpejt në treg) dhe do ta zbuloni. Rrëfej të gjithë pisllëkun që është mbrapa botës së futbollit. Të martohesh me një futbollist do të thotë të jetosh në një kafaz të artë”.