Bebe Rexha rrëmben një tjetër çmim të rëndësishëm, bën realitet dhe ëndrrën e fëmijërisë

15/03/2019 - 10:16

Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha arriti të rrëmbente një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin e “iHeartRadio Music Awards”. Mes emrave të tjerë të njohur, Bebe Rexha u shpall fituese në kategorinë “Kënga më mirë e muzikës country” me “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Pasi mori trofeun, Bebe u shfaq shumë e lumtur për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.

Përveç kësaj ajo pati mundësinë të takonte një nga grupet më të njohur dhe të dëgjuar të viteve ’90, Backstreet Boys. Këngëtarja publikoi në ‘Instagram” një video, në të cilën shihet tejet e entuziazmuar që pati fatin të njihej nga afër me djemtë e grupit.

“Sinqerisht njerëzit më të mirë që kam takuar. Sikur Bebe e re ta dinte që do i ndodhte kjo gjë një ditë. Meqë ra fjala dështova keq”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Backstreet Boys janë ndër grupet më të njohura që vazhdojnë ende dhe sot, pas më shumë se 20 vitesh, të korrin sukses.

 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Antarktida perëndimore po përballet me shkrirjen e akullnajave për shkak të ngrohjes së ujit të detit.

Meghan Markle dhe princi Harry sot festojnë njëvjetorin e martesës.

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger është sulmuar nga një person, teksa po merrte pjesë në një aktivitet sportiv në nder të tij, në një

Festë e madhe e Bayernit për titullin e fituar në javën e fundit të Bundesligës.

Hëna e plotë e majit njihet zakonisht si hëna e luleve për shkak të të gjitha lulëzimeve këtë muaj.

Arnold Schwarzenegger u sulmua pas krahëve gjatë një eventi në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

“Në pamje të parë Gerta Miftari duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj.

Ndonëse kanë kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë, superhiti "Like a Prayer" i kënduar nga ylli botëror të popit Madona ngjalli