"Tani morëm edhe aprovimin e kishës. Luani për koeficientë të bekuar". Është ky mesazhi që vjen nga një sallon bastesh në Korçë, pasi aty ka ndodhur diçka e rrallë.Një prift është futur në një pikë bastesh për të bërë rritin fetar dhe bekuar lojtarët që frekuentojnë llotot. Bëhet fjalë për At Spiro Katundin, teksa në një video që qarkullon në “Facebook”, shihet duke bekuar të pranishmit.

Në fakt, bëhet fjalë për një pikë bastesh në qytetin e Korçës, që ka zgjedhur këtë mënyrë të veçantë, duke i kërkuar priftit të sjelli mbarësi.At Spiro Katundi lindi më 14.02.1955 në qytetin e Korçës nga një familje orthodhokse. Babai i tij ishte prift në Mitopolinë e Korçës deri sa regjimi diktatorial mbylli kishat.

Që fëmijë në vitin 1967 u aktivizua si aktor në Teatrin e Kukullave të qytetit deri në vitin 1975, nga ky vit deri më 1990 aktivizohet si këngëtar pranë Estradës profesioniste Korçë. Brenda këtyre 15 viteve merr pjesë në 7 Festivale të këngës në RTSH nga viti 1982 deri 1988. Për aktivitet të mirë dekorohet më 20.06.1985 dhe më 18.09.1987 me çmimin “Naim Frashëri” klasi 2 dhe 3-të.

Më 1992 hapet Seminari Teologjik në Durrës dhe ai është nga të parët studentë, po atë vit më 1.05.1992 bëhet Dhjakon nga Kryepeshkopi Anastas e më 30.11.1992 Prift. Ai është nga klerikët më aktivë të Mitropolisë Korçës. Për këtë është nderuar me tituj kishtarë, më 18.01.2007 gradohet “Stavrofor” nga Kryepeshkopi Anastas dhe më 21.10.2014 gradohet “Ikonom” nga Mitropoliti i Korçës, Joani.

Gjatë gjithë këtyre viteve si klerik, ai nuk është ndarë nga arti e muzika.Në vitin 1992 është iniciator për ngritjen e një kori fëmijësh, në vitin 1993 iniciator i ngritjes së korit “Profiti Ilia”. Më 1998 iniciator i ngritjes së korit të këngës bizantine “Shën Niketa”. Më 1999 iniciator i ngritjes të korit “Shën Thanasi”. Në vitin 2000 dhe 2008 botoi dy libra me Himne, troparë dhe këngë Krishtlindje, përshtatje në shqip.

Gjatë këtij aktiviteti, ai nuk ka lënë mënjanë dhe ‘ kompozimet me këngë për fëmijë dhe të rritur. Është pjesëmarrës në të gjitha Festivalet e fëmijëve në rreth, ku është nderuar dhe me çmime, deri tani numëron 55 këngë për fëmijë, si dhe 49 këngë të muzikës së lehtë për të rritur, ku më 2009 dhe 2011 janë organizuar dy koncerte recitale.