Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami në qytetin Smirne në brigjet e Egjeut.

Në vend të lutjes së hoxhës, nga minarja e kësaj xhamie u dëgjua kënga e serialit të famshëm “La casa de papel”, “Bella Ciao”.

Kjo i ka shqetësuar të gjithë banorët përreth si dhe autoritetet të cilët u detyruan të ndërhyjnë.

Për shumë pak kohë, videoja e publikuar bëri xhiron e rrjetit dhe ka nxitur shumë debate e kritika.

Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar.

Prokuroria e Smirnes ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.