Është bërë virale në internet një video e publikuar nga tabloidi britanik Daily Mail, që tregon një grup burrash duke grabitur një makinë në më pak se një minutë!

Grabitësit dyshohen se janë me origjinë braziliane. Në pamje shihet organizimi i tyre për të kryer këtë “aksion”, vjedhjen e një makinë luksoze tip “Mercedes Benz”. Për vjedhjen e realizuar në më pak se një minutë nuk kanë përdorur as çelës.

Me anë të një aparature grabitësit kanë arritur të marrin sinjalin e çelësit të makinës nga jashtë shtëpisë dhe më pas e kanë përdorur për të hapur siguresën e dyerve. Pas këtij veprimi ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Me anë të një njoftimi, policia u shpreh se është vendosur në ndjekje të tyre dhe i fton qytetarët që të bashkëpunojë me ta në dhënien e informacioneve.