Bergamo, qyteti pa gjyshër. Një nga zonat më të goditura nga koronavirusi

28/03/2020 - 16:29

Mjeku i fundit i familjes që humbi jetën në Bergamo nga koronavirusi ishte Vincenzo Leone, 65 vjeç. Në qytetin më të prekur të Italisë, kanë humbur jetën aq shumë të moshuar, sa në mediat sociale dikush i ka vënë etiketimin prekës “Bergamo pa gjyshër”!

Sipas të dhënave zyrtare, ka ndodhur që në Bergamon me 110 mijë banorë të vdesin edhe më shumë se 100 persona brenda një dite të vetme. Mesatarja e jetëve të humbura në 24 orë atje është fiksuar tek 50 persona. Pamjet e automjeteve ushtarake që transportojnë arkëmortet drejt varrezave të tjera në Itali janë kthyer në simbolin makabër e shokues të pandemisë së koronavirusit në vend.

Krematoret në Bergamo nuk po i bëjnë dot ballë fluksit të vdekjeve e mjaft trupa janë transferuar në zona të tjera të vendit. Sipas kryebashkiakut, në qytet ka edhe të moshuar që kanë vdekur në shtëpi me pneumoni, pa iu bërë testi i koronavirusit.

Corriere della Sera shkruan se për të ndihmuar qytetin e goditur dhundshëm nga sëmundja, janë nisur mbi 30 mjekë shqiptarë, të cilët do të qëndrojnë atje një muaj e do të paguhen nga qeveria shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezult

Programi më i ri që ka startuar në “Top Channel” çdo të premte “Aventurierët” vjen në formën e një reality show por që në episodin e plot

Studime të ndryshme tregojnë se çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Reperi britanik, Swarmz, arriti që të shpëtonte pa lëndime nga aksidenti që pati me “Ferrari”-n 250 mijë paund (280.000 euro), pasi u për

Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.

Një efektiv policia është ndjerë keq dhe ka pësuar një gjendje të fikëti, teksa ishte në krye të detyrës.

Prej disa kohesh, perflitet se Harry dhe Meghan Markle janë në krizë dhe mund të ndahen.Shkak i kesaj jane spekulimet se Meghan detyroi H

Të rinj e të moshuar kanë harruar kohën e pandëmisë dhe kanë shkuar të shijojnë rrezet e dielit në bregdetin e Golemit.

Saturni, aligatori personal i liderit nazist Adolf Hitler, i famshëm në kohën e luftës me mijëra vizitorë të kopshtit zoologjik të Berlin

Përqafoi të dashurën, ndërsa ishin duke ecur në rrugën ”Strada Nuova”, në qendër të qytetit të Pavias, dhe për këtë gjest u gjobit nga po