Bie dhe vdes për një ‘selfie’ nga ballkoni

14/10/2018 - 22:25

Donte me shumë mundësi të bënte një ‘selfie’ nga ballkoni i shtëpisë, duke filmuar panoramën e Panamasë, kur, për shkak të erës, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 27 kate.

Viktimë ka qenë një vajzë portugeze. Incidenti, i filmuar në një video me celular, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, ka ndodhur në lagjen rezidenciale të Cangrejos.

Tragjedia është konfirmuar edhe nga shërbimet e sigurisë panameze, të cilët kanë bërë një “tweet” me një mesazh elokuent: “Mos rrezikoni jetën për një ‘selfie’. Është më e rëndësishme të humbësh një minutë në jetë, se sa jetën tënde në një minutë”.

Një mik i portugezes, shkroi: “Kjo grua ishte një mikesha ime, një nënë e dy fëmijëve, emri i saj ishte Sandra, ajo ishte mësuese dhe ajo ishte në Panama për punë”.

Një studim i kohëve të fundit nga Instituti Shkencave Mjekësore në Nju Delhi, zbuloi se 259 njerëz vdiqën duke u përpjekur të bënin një ‘selfie’ midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017.

Rezultatet u botuan në “Journal of Family Medicine” dhe “Care Primary”. Studimi pohoi se mbi 72% e të vdekurve ishin burra dhe se rënia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjes gjatë një përpjekjeje për të bërë ‘selfie’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktorja e famshme Heather Locklear sërish ka probleme psikike dhe për këtë ka përfunduar në spital.

“Il Barone Rampante”, shqipëruar “Baroni mbi pemë”, është libri që ka frymëzuar që nga koha e fëmijërisë, arkitektin e famshëm italian St

Gazetari i njohur Blendi Fevziu nuk e ka ekspozuar shumë vajzën e tij të madhe Mishel në rrjete sociale.

Një atlete ka marrë mijëra dollarë nga donacionet pasi deklaroi se prindërit e mohuan kur zbuluan se është lesbike.

Fatkeqësisht, të ngrihesh në detyrë është më tepër një art se një shkencë.

Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019.

Një balenë e ngordhur në bregun e Indonezisë është gjetur me mbetje plastike në stomak, përfshirë 115 gota.

Pranvera Borakaj është përballur me një situatë shumë të sikletshme gjatë një prej transmetimeve të emisionit të mëngjesit ‘7 pa 5’ në “V

Gjashtë persona ndodheshin të bllokuar në ashensor kur po binte plot 84 kate në Çikago.

Jeni supersticiozë dhe i frikësoheni të martës? Ne po ju ndihmojmë duke luftuar të paktën frikën që keni nga dita e sotme.