Bie nga krevati ndërsa bënte seks me partnerin e saj dhe kërkon një dëmshpërblim goxha të majmë.

46-vjeçarja Claire Busby ka pësuar dëmtime të shumta në shpinë, që i shkaktuan paralizë.

Në momentin e aksidentit, në vitin 2013, gruaja ishte biznesmene dhe drejtonte disa parukeri.

Ajo ka vendosur të çojë në gjyq dhe të kërkojë dëmshpërblim nga kompania që ka prodhuar krevatin, pasi sipas saj kishte përmasa më të vogla, sesa ato të pretenduara.

Sipas saj, krevati ishte 4 cm më i shkurtër, gjë që do të parandalonte aksidentin dhe dëmtimin e saj, nëse përmasat do të kishin qenë korrekte.

Sipas Daily Mail, gjykata po shqyrton rastin në fjalë, pasi biznesmenia britanike kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion paund.

Ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me partnerin, gruaja është rrëzuar përtokë duke përplasur keq qafën, gjë që e ka lënë invalide.

Kompania pretendon se krevati nuk ka asnjë difekt dhe se përmasat janë ato të deklaruara. Sipas kompanisë, produkti i tyre nuk ka ndikuar aspak në pasojat tragjike të këtij incidenti gjatë seksit.