Pas përfundimit të pandemisë së Covid-19, Bill Gates, parashikon se do të ketë 50 përqind më pak udhëtime me aeroplan, sesa ka pasur më herët, e në anën tjetër sipas tij do të rritet përqindja e atyre që do të punojnë nga shtëpia.

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, ka thënë për Business Insider, se pas pandemisë do të ketë për 30 përqind më pak punë nëpër zyra.

Themeluesi i Microsoft, konsideron se kompanitë do ta ngrijne pragun për udhëtimet zyrtare pas krizës shëndetësore, e takimet private i parasheh që do të mbahen vetëm në raste urgjente.

Kompania e tij Microsoft ka njoftuar muajin e kaluar se do të anulojë të gjitha udhëtimet zyrtare pas pandemisë, dhe se sipas të gjitha gjasave punonjësit e kompanisë nuk do të shkojnë në punë – por do të praktikojnë të punojnë nga shtëpia.

E një model të tillë hibrid tashmë e kanë paralajmëruar edhe kompani te tjera nga fusha e teknologjisë informative si Twitter dhe Facebook.