Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Bimët që duhet të mbillni në muajin mars

01/03/2021 - 07:49

Marsi është muaji perfekt për të mbjellë bimët më të dashura.

Në këtë muaj ju mund të vini në përdorim njohuritë tuaja të kopshtarisë dhe të transformoni kopështin apo ballkonin tuaj në një oaz perimesh, barishtesh dhe frutash të larmishme.

Perimet e nëntokës

Në këtë muaj ju mund të mbillni farën e panxharit në vazo dhe ta mbani në ambiente të brendshme përpara se ta transferoni në ambiente të jashtme kur të jetë ngrohur koha.

Për lehtësi në rritjen e filizave mbajini farat në ujë për disa orë. Fara e karrotës duhet mbjellë direkt në tokë dhe jo në vazo. Ajo duhet mbjellë 4 javë përpara ngricës së fundit.

Barishtet

Spinaqi është perfekt për t’u mbjellë në mars, veçanërisht 4-6 javë përpara ngricës së fundit. Sallata jeshile është gjithashtu një barishte e mirë ndonëse kërkon ndriçim të bollshëm por jo gjatë gjithë ditës.

Perime të tjera

Brokoli konsiderohet si një perime e vjeshtës por duke e mbjellë në mars keni kohë të mjaftueshme për të pasur brokoli gjatë verës. Fara e lakrës duhet mbjellë 7 javë përpara ngricës së fundit ndërsa kastraveci duhet mbjellë menjëherë pas ngricës së fundit.

Specat e duan shumë ngrohtësinë por ju mund t’i mbillni ato në mars dhe t’i mbani brenda në shtëpi dhe më pas t’i transferoni në kopësht. E njëjta gjë vlen edhe për domatet të cilat rriten mirë nëse mbillen pas ngricës së fundit.

Frutat

Farat e shalqinit mund të mbillen në mars por të ruhen në ambiente të brendshme dhe më pas të transferohen në kopësht.

Bimët e rëndësishme

Ndër bimët më të rëndësishme që mund të mbillni në mars, ekspertët e AgroWeb.org rendisin: rigonin, trumzën, borzilokun, koprën dhe sherebelën.

Farat e tyre mund t’i mbillni në saksi dhe t’i mbani në shtëpi. Më pas kur të ngrohet koha t’i transferoni në kopësht ose në ballkon. Kësisoj ato do të shijojnë ngrohtësinë e pranverës dhe verës./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.

Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durr

Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjont

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me va

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe.

Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.