Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku një britanik i pasur ka masakruar me thikë gruan e tij, pasi kryen marrëdhënie seksuale.

Bosi Geoffrey Elton dëboi djalin e tij nga shtëpia dhe theu telefonat e tyre, për të ngadalësuar ardhjen e ndihmës.

Vrasja brutale e nënës së dy fëmijëve, Gloria Tornay u zbulua të dielën, ndërsa Elton u akuzua për vrasje. Sipas prokurorisë, Geoffrey Miles Elton ishte në vilën me vlerë 450 mijë paund në Costa del Sol, së bashku me gruan dhe djalin 15 vjeç.

Pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale, ai kishte tentuar ta mbyste atë, por duke parë që nuk po ja dilte, kishte rrëmbyer thikën duke e goditur plot 11 herë.

Sipas të afërmve, arsyeja e kësaj vrasjeje makabre mund të ketë qenë xhelozia, pasi shpesh biznesmeni thoshte se gruaja e tij do ta linte.

Ai vuan edhe nga çrregulime të rralla mendore që deformojnë realitetin, ndërsa djali i tij ka thënë se ai ishte bërë paranojak kohët e fundit dhe se mendonte që familja e spiunonte.