Një person i pasur ka paditur një tregtar londinez për makinën luksoze, vlera e së cilës arrin në 3.4 milionë paund.

Tufan Kalman, një multi milioner turk ka paguar në shkurt të vitit të kaluar për një makinë të tipit Pagani Zona 760 Coupe, të një linje që prodhonte vetëm 13 të tilla.

Ai nuk arrin ta drejtojë këtë makinë, jo sepse nuk di, por nuk ka dokumentet e duhura. Gjyqi ka nisur kur në Britaninë e Madhe nuk iu lejua ta drejtonte sepse nuk kishte dokumentet e regjistrimit.

Makina arrin në shpejtësinë 350km/orë dhe janë mjete të preferuara për persona të njohur, si kampioni i Formula 1, Leëis Hamilton.

Milioneri turk kërkon paratë nga firma tregtare, prandaj ka hapur procesin gjyqësor për prishjen e kontratës.