Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Boksieri i njohur akuzohet për vrasjen makabre së dashurës shtatzënë

03/05/2021 - 22:27

Boksieri portorikan Félix Verdejo është akuzuar dje me vrasjen makabre te një gruaje, të cilën e kishte hedhur nga ura dhe e kishte qëlluar me armë pasi i kishte treguar se ishte shtatzënë me fëmijën e tij, në ngjarjen që ka shokuar territorin amerikan të Karaibeve dhe ka ndezur protesta kundër dhunës shtëpiake.

Boksieri profesionist i peshave të lehta ka përfaqësuar Puerto Rico në lojrat Olimpike të 2012.

Ai ishte paraqitur në polici kur autoritetet identifikuan viktimën si e dashura e tij e fshehtë, 27-vjeçarja Keishla Rodríguez Ortiz. I dyshuari është i martuar dhe akuzohet për pengmarrjen e gruas, marrjen e kontrollit të makinës së saj, që rezultoi në vrasje dhe vrasje të fëmijës së palindur.

Verdejo, 27 vjeç, e kishte lënë të takohej me viktimën mbrëmjen e të premtes, pasi ajo i kishte treguar se ishte shtatzënë pas një testi shtatzanie. Një dëshmitar i paidentifikuar tha se ishte kontaktuar nga Verdejo i cili i kishte kërkuar ndihme per “ndërprerjen e shtatzanisë së viktimës,” thuhet në dokumentet e hetuesisë.

Kur boksieri dhe Rodríguez po flisnin në makinë gjatë takimit, i akuzuari e kishte qëlluar me grusht në fytyrë, dhe e kishte injektuar “me një shiringë të mbushur me substanca që ai i kishte blerë nga një pikë shitjeje drogash” thuhej në dëshmi. Ai më pas kishte lidhur krahët e viktimës me tela, e çoi atë në makinën e saj, të cilën e drejtoi në urën mbi liqenin San José, mes San Juan e Karolinaës thanë autoritetet.

Verdejo më pas kishte nxjerrë gruan nga automjeti, kishte lidhur një bllok të rëndë në trupin e saj dhe e kishte hedhur në ujë, sipas FBI. I dyshuari gjithashtu që kishte qëlluar Rodríguez me armë pasi e kishte hedhur nga ura, thotë ankimuesi.

Agjentët e FBI kanë nisur një hetim të gjerë të skenës së krimit, të të dhënave celulare dhe të një personi të paidentifikuar që shoqëroi me makinë Verdejo në vendngjarje.

Guvernatori i Puerto Rico, Pedro Pierluisi tha se ishulli është në gjendje emergjence prej krizës së dhunës ndaj grave.

“Dhuna, zemërimi e indinjata ndaj këtyre krimeve duhet të mbahet e gjallë në mënyrë që të bëhet drejtësi për viktimat”, tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.