Usain Bolt ndodhet në Trinidad dhe Tobago, për të marrë pjesë në karnavalet e përvitshme që zhvillohen në vendin latin.

Legjenda olimpike është fotografuar me miqtë e tij duke u dëfryer dhe argëtuar pa fund.

Ai rrëmbeu vëmendjen në pozat ku shfaqej i shfrenuar në festë, pranë femrave që gjendeshin afër tij. Ditë më parë, Bolt ishte fotografuar në një festë “të egër” në Cape Town të Afrikës së Jugut.