Ata të dy ishin dhe janë një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it e kjo për vetë faktin që kurrë nuk pranuan publikisht lidhjen e tyre.

Po flasim për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, të cilët para pak kohësh u përfolën për një ndarje e më pas për një ribashkim.

Mirëpo, një video e para pak minutave nuk ka lënë më vend për dyshime.

Donaldi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke pikturuar portretin e Borës.

“Për ty Bora!” – shkruan aktori në postim, ndërkohë që është pasuar nga komenti i moderatores: “Të dua!”.

Kaq mjafton për të kuptuar që çifti, jo vetëm janë bashkë, por janë të dashuruar dhe e shprehin publikisht.