Bosi i Formula 1 bëhet babai i një djali në moshën 89-vjeçare

03/07/2020 - 21:42

Bernie Ecclestone do të festojë në tetor 90 vjetorin, por përvecse është gjysh dhe stërgjysh, tani është bërë sërish baba. Bashkëshortja e tij e tretë Fabiana Flosi, 44 vjeç, ka sjellë në jetë të mërkurën në 1 korrik Ace, fëmijën e parë mashkull, të pronarit historik të Formula 1, pas tre vajzave që ai ka, mes të cilave edhe drejtuesen televizive Tamara, që ai ka me dy bashkëshortet e para. Ace, ose ‘Asso’ ka ardhur në jetë në një klinikë në Interlaken, në Cantone Berna në Zvicër dhe ish bosi i F1 i ka siguruar të gjithë: ‘Lindja ka qenë e qetë si për mamin ashtu dhe për djalin dhe të dy janë mirë’.

Fabiana Flosi, braziliane, por me origjinë italiane, është një avokate dhe është martuar me Eccleston në gusht të 2012, pavarësisht moshës prej 46 vitesh diferencë që kanë me njëri-tjetrin.

Sipërmarrësi, që në fund të 2017 ishte në krye të Formula 1, ka pasur dy gra përpara saj, Ivy Bamford, me të cilën ka vajzën Deborah, që sot është 65-vjec, dhe tjetra Slavica Radic, me të cilën ka dy vajza Tamara 35-vjec dhe Petra 31. Ecclestone është edhe gjysh, por jo vetëm Deborah ka një nip, duke e bërë Bernie edhe stërgjysh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100

Ujori është një nga ato shenjat e ndërlikuara që i jep më shumë rëndësi miqësisë sesa marrëdhënies në çift.

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.