Braktisi studentët që ditën e parë, Fevziu: Pse nuk mund të rrija pedagog

19/09/2019 - 10:13

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer eksperiencën e tij si pedagog 15 vite më parë, duke treguar për herë të parë se çfarë e detyroi të heqë dorë që ditën e parë.

Ai tha mbrëmë në “Opinion” se kishte pranuar me qejf kërkesën për të dhënë një lëndë në gazetari, por ditën e parë të punës nga 40 studentë që kishte grupi, ai kishte gjetur në klasë vetëm 6 veta. Për këtë arsye, ai kishte vendosur ta braktisë këtë punë, teksa tha se nuk kishte kohë të humbiste gjithë pasditen duke u përgatitur për 6 veta.

“Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje.”

Më tej, në rrëfimin e patreguar më parë, gazetari tha se pedagogët nuk arrijnë as të motivohen kur shikojnë numra aq të vegjël studentësh në auditore, ndërkohë që pjesa më e madhe nuk paraqitet fare.

“Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam rast personal se nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Ika në mes…Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare.”

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, nuk ka ndonjë konsideratë të veçantë për parlamentarët shqiptarë, madje nëse do të kishte mundësi të shpëtont

Nëse tashmë keni tështirë në dorë, duhet të hiqni dorë nga kjo metodë për të mos dëmtuar edhe personat përreth jush.

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, e cila së fundmi ka vendosur t'i befasojë të gjithë, pasi do të kandidojë për Presidente e

Humbja e një prindi është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar dhe mësuar.

Një kompani udhëtimi po punëson deri në 10 persona për të qëndruar në disa nga pronat më luksoze në botë, për të tërhequr blerës të pasur

Supermodelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë.

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.