Barack dhe Michelle Obama kanë blerë një shtëpi luksoze në Martha’s Vineyard në Massachusetts.

Vila super luksoze ka një sipërfaqe prej 120 mijë metra katrorë, dhe kushtoi plot 11.75 milionë dollarë.

Ajo ka 7 dhoma gjumi, pishinë gjigante dhe rezidenca të veçanta për miqtë.

Vila është e rrethuar nga gjelbërimi dhe ka një pamje perfekte nga deti.