Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaron se breshka detare e llojit Kareta Kareta, e gjetur dy javë më parë në Kune Vain, u dërgua në Vlorë për mjekim.

Pasi iu dha ndihma mjekësore nga mjeku veteriner dhe u lëshua në det, ajo u kthye përsëri në pikën ku u lëshua. Ekspertët dyshojnë se breshka ka humbur orientimin pasi është e sëmurë. Për këtë arsye janë thërritur mjekë veterinerë të huaj, të specializuar për breshkat detare.

Breshka e llojit Kareta Kareta ka gjatësi 69 cm, gjerësi 64 cm, peshë 45 kg dhe është femër.