Burri sulmohet për vdekje nga laraska

16/09/2019 - 10:43

Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga një laraskë. 76-vjeçari po ecte me biçikletë në parkun Nicholson Park në Wollongong, (Australi)  dhe ndryshoi rrugën për të shmangur laraskën.

Por ai u përplas në një gardh me tela me gjemba dhe më pas ra në tokë duke pësuar lëndime në kokë. Burri i paidentifikuar humbi jetën nga lëndimet.

Laraska bëhet agresive në pranverë gjatë sezonit të mbarështimit. Ky sezon ndodh çdo vit në të gjithë vendin në shtator dhe tetor, gjatë pranverës australiane.

Por këtë vit sezoni filloi më herët për shkak të dimrit të ngrohtë. Zogjtë fillojnë të shumohen në gusht dhe shpesh bëhen agresivë për të mbrojtur të vegjlit e tyre nga 'kërcënimet'.

Banorët atje ecin në rrugë me shkopinj të mëdhenj ndërsa motoçiklistët mbajnë helmeta. Laraskat shkaktojnë mjaft dëme tek njerëzit me sqepat e tyre të mprehtë gjatë sulmeve të papritura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr

Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, që njihet ndryshe me emrin e artit Stresi, ndodhet prej kohësh në një raport të komplikuar me bukuroshen

Masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekono