Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.

Së fundmi, mediat britanike kanë zbuluar detaje nga certifikata e vdekjes së Princit Philip, e shkruar nga mjeku i familjes mbretërore, Sir Huw Thomas.

Sipas Thomas, shkak për vdekjen e Princit ka thënë se është mosha e tij e madhe, pra për shkaqe natyrale dhe jo nga ndonjë sëmundje.

Sir Huw Thomas është kujdesur për Dukën e Edinburgut dhe Mbretëreshën Elizabeth që nga viti 2014. Philip në qershor do të mbushte 100 vjeç, por vitet e fundit ai ishte tërhequr nga detyrat e tij publike dhe disa muaj i kaloi në spital për shkak të disa sëmundjeve.