Ish-deputeti Eduart Ndocaj, nuk ka ndonjë konsideratë të veçantë për parlamentarët shqiptarë, madje nëse do të kishte mundësi të shpëtonte ndonjërin prej tyre, nuk do ta bënte!

Këtë e ka treguar teksa u pyet në emisionin "Glamour Zone" në RTV Ora nëse në një rast zjarri do të kishte mundësinë të shpëtonte vetëm një deputet apo deputete, cilin do të zgjidhte?

Ester Bylyku: Po supozojmë nëse do të bie zjarr në Parlament. Cilin Deputet do të shpëtoje të parin? Ose deputete…

Eduart Ndocaj: Po të isha te porta, do mbyllja derën dhe nuk do nxirrja asnjë jashtë.

Ester Bylyku: Nuk ka asnjë person që mund të ketë një grimcë pozitiviteti aty?

Eduart Ndocaj: Asnjë!