Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë”. Edhe këtë puntatë kryeministri nuk ka dalë “bosh”, drejtuesi i emisionit Arian Çani i dhuroi atij dy zara.

Duke marrë shkas nga vendimi për të mbyllur e lojërat e fatit, Çani kishte zgjedhur që zarat të ishin me ngjyrën e “Rilindjes” siç e quajti ai.

Arian Çani: Sa herë që ti vjen në studio, unë të kam bërë nga një dhuratë. Ideja ka qenë e Ledios dhe sot ne kemi dy zara me ngjyrën e Rilindjes dhe unë po ti jap sot se nuk janë mbyllur akoma. Në Janar mund t’i hedhësh. Të pëlqejnë? Ti kërkon t’i heqësh vesin shqiptarëve.

Edi Rama: Ca nga këta hedhin baste andej, pastaj hedhin fall në klubet mediatike, duke iu treguar se çfarë është pastërtia dhe korrupsioni.