Çfarë i ndodh trurit tuaj kur jeni të izoluar me partnerin 24/7?

17/05/2020 - 20:41

Katër muaj më parë, mikesha ime ishte duke vuajtur shumë faktin që ajo dhe partneri i saj shiheshin shumë rrallë për shkak të orareve të punëve të ndryshme nga njëri-tjetri!

Kujt i kishte shkuar mendja që do të vinte Marsi dhe ajo, apo shumë prej nesh do të duhej të kalonim 24/7 bashkë me partnerin/en, të mbyllur në shtëpi për shkak të izolimit nga koronavirusi. Karantina ka qenë një bekim dhe një mallkim për shumë çifte. Shtrohet pyetja: çfarë ndodh në trurin tënde nëse je me partnerin në shtëpi, gjatë gjithë kohës, nga e hëna në të diel? Dhe çfarë efekti ka e gjithë kjo situatë në kiminë e çiftit dhe ndryshimet e mundshme në mirëqenien tuaj të përgjithshme?!

Dr. Helen Fisher, një studiuese e sjelljes njerëzore, njëherësh një studiuese e vjetër e kërkimit shkencor në Institutin Kinsey, pasi ka kaluar më shumë se 40 vite të jetës së saj duke studiuar dashurinë romantike dhe evolucionin e marrëdhënieve, Fisher ka vëzhguar këtë periudhë edhe faktin se çfarë i bën dashuria trurit dhe si karantina ka qënë një sfidë e paparë për çiftet.

Meqënëse nuk është saktësisht e natyrshme të jetosh, të punosh, të hash, të flesh dhe madje edhe të stërvitesh në të njëjtën hapësirë ​​me partnerin, Fisher beson se karantina paraqet një situatë jo fort normale për çiftet.

Mënyra se si truri juaj reagon nën rrethana të ndryshme, në masë të madhe varet nga shëndeti dhe cilësia e marrëdhënies tuaj, diçka që me siguri është evidentuar edhe më shumë në karantinë.

“Nëse jeni në një partneritet shumë të lumtur, duke kaluar më shumë kohë me njeriun e zemrës, kjo do të nxisë sistemin e dopaminës, duke ju dhënë optimizëm, energji dhe motivim, forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e pragut të dhimbjes”, thotë Fisher.

Disa nga këto kimikate të trurit që ndjehen mirë janë në të vërtetë nën kontrollin tuaj. Sipas Fisher, prekja fizike mund të luajë një rol të rëndësishëm në reagimin e trurit tuaj gjatë karantinës.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e një përqafimi të thjeshtë ose të një puthjeje, këto akte mund të shkaktojnë një lëshim të oksitocinës, e cila rezulton në një lidhje më të thellë me partnerin tuaj. Një raport i Shkollës Mjekësore të Harvardit vë në dukje se oksitocina është përgjegjëse për ndjenjat e qetësisë dhe sigurisë, të cilat ndoshta janë shumë të nevojshme gjatë një krize globale.

Nga ana tjetër, ajo që ndodh në trurin tuaj gjatë karantinës nëse marrëdhënia juaj është jo fort e qëndrueshme është krejt ndryshe nga ajo që ndodh në një raport të lumtur dhe të qetë.

“Nëse jeni i/e bllokuar në një partneritet që nuk funksionon, kjo është shumë stresuese dhe stresi kronik zvogëlon sistemin e dopaminës dhe mund t’ju bëjë të ndjeheni letargjikë dhe në depresion”, shpjegon Fisher.

Nëse, ju irritoheni kur kaloni vazhdimisht kohë së bashku, kjo mund të shkaktojë një përgjigje stresi në tru, çka çon në aktivizimin e sistemit nervor simpatik dhe pompimin e adrenalinës në qarkullimin e gjakut.

Dikush mund të supozojë se karantina është një vrasës i dopaminës, por në fakt, Fisher shpjegon se është duke motivuar shumë njerëz që t’i lëvizin gjërat. Çiftet duhet të përqafojnë hobi të reja, duhet të provojnë receta të reja në kuzhinë, të kenë fantazi në shtrat, etj. Të bërit e diçkaje të re nxit dopaminën, hormonin aq shumë të kërkuar të dashurisë romantike dhe ju befas futeni në një fazë të “muajit të mjaltit” dhe aspak të një karantinimi ose izolimi të padëshiruar.

Ndaj, shumë kujdes!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U ndanë s’u ndanë. Lidhja mes Albës dhe Albit u komentua shumë herë, sidomos ditët e fundit kur flitet për një ndarje mes tyre.

Vdekja tronditëse e George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHB

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr