Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Çfarë ka ndryshuar në jetën e të moshuarve gjatë pandemisë

27/02/2021 - 20:58

Ndikimi që kanë pasur kufizimet tek të moshuarit ka luajtur një rol pengues në jetën e tyre normale për shkak edhe të brishtësisë fizike të tyre, sipas studimeve të fundit.

Nevoja për të zvogëluar ndërveprimet shoqërore ka zvogëluar në mënyrë dramatike hapësirën e jetesës të shumë të moshuarve, me një ndikim negativ jo vetëm në gjendjen e funksionimit fizik të tyre, por edhe në gjendjen shpirtërore dhe ndonjëherë edhe në performancën njohëse.

Izolimi në shtëpi ka çuar në një ulje të ndjeshme të nivelit të aktivitetit fizik me pasoja negative, veçanërisht në ata që vuajnë nga osteoporoza, artroza, sëmundjet neurologjike si Parkinsoni, diabeti si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Nga një këndvështrim psikologjik, të moshuarit mund të kenë një perceptim më të mprehtë për mungesën e perspektivës për të ardhmen. Mosmarrja pjesë në ditëlindjen e një anëtari të familjes apo pamundësia për të dalë jashtë shtëpisë ka një efekt të fortë psikologjik te ata.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja janë kontaktet e pakta, izolimi dhe frika e infektimit, çka ka shkaktuar tek ata ndjesinë e bezdisshme edhe për kurimin e sëmundjeve të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.

Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durr

Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjont

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me va

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe.

Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.