Ndryshe nga herët e tjera, pjesë e publikut në studion e “Xing me Ermalin”, këtë puntatë ishte edhe nëna e drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi, Luli.

Ishte vetë Mamaqi, ai që zbuloi se nëna e tij ishte për herë të parë në publik për të parë live emisionin, pasi ishte fanse e këngëtares Arilena Ara.

Ai po ashtu e uroi publikisht nënën e tij pasi të shtunën festonte ditëlindjen. E emocionuar dhe e përlotur nëna e tij doli përpara publikut, ku i biri i dhuroi një buqetë me lule dhe një zarf të mbushur me euro ku mbi të shkruhej “qokë për mamin”.

Ermal Mamaqi: Ngaqë do të vije ti, sot këtu është një fanse shumë e veçantë, sidomos e këngës “Nëntori”, e cila ka ardhur sot për herë të parë në studion time. Në datën 17, ditën kur transmetohet ky emision ka ditëlindjen dhe është pikërisht mamaja ime. Është ajo zonja aty, ka ardhur për ty Arilena, është hera e parë që vjen në 3 vite emision.

Arilena Ara: Kjo është shumë emocionuese, tani më kujtove mamin. Do çohemi bashkë t’i këndojmë këngën?

Ermal Mamaqi: Po.