Çfarë përmbante menyja e dasmës mbretërore?

Postuar: 20/05/2018 - 15:13

Shefi i dasmës mbretërore ishte zgjedhur Mark Flanagan. Vetë princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, provuan çdo pjatë dhe vendosën që menyja të jetë e stinës, me bazë produktesh rigorozisht angleze. Po ju sjellim ca kuriozitete se si u gatua në Windsdor për eventin e djeshëm të cilësuar si më i rëndësishmi në historinë e Anglisë. Për të përgatitur ushqimin, veç shefit, ishin angazhuar një skuadër prej 50 vetash, që do të gatuanin për 600 të ftuar.

“Për fat, stina është në kulmin e prodhimtarisë së saj dhe kjo e bën më të thjeshtë përzgjedhjen. Çifti është përfshirë në të gjitha detajet e përgatitjeve”, ka thënë shefi. “Të gjitha pjatat janë krijuar enkas për eventin, asgjë nuk ka qenë e gatshme. Të gjitha produktet e përdorura janë mbledhur nga fermat e njohura, si Kent, e njohur ndryshe si ‘kopshti’, i Anglisë.

dasma mbretoree

Megjithatë, thuhet se do të ketë edhe prodhime të tokës së Madhërisë së saj, sepse menyja do të jetë e gjitha një homazh i mbretërisë. Pak kohë përpara dasmës, shefi ka treguar ‘tartufët e çokollatës’, çokollatat e vogla që shërbehen përgjatë gjithë vitit në Kështjellën Winsdor. Përveç tyre, skuadra ishte e angazhuar edhe në përgatitjen e një Crème brulee, biskota me panna dhe mango si dhe macaron-s të verdhë. “Ka qenë gjithçka speciale dhe e dedikuar”, ka përfunduar shefi.

dasma mbretoreee

Disa nga pjatat ishin: Skampi skocezë mbështjellë në salmon të tymosur me krem agrumesh të freskëta, shpargë angleze në grillë të mbështjella me proshutë kofshe derri, pana kota me bizele kopshti me vezë thëllëze dhe erëza verbena, domate e trashëguar dhe pure mishi në borzilok me perla balsamike, mish pule e rritur e lirë në një kos fare pak pikant me kajsi të pjekura, mish qengji konfit i pjekur i zonës së windsor, perime të pjekura dhe reçel qepe dhe kërcelli i shpargut i ngrohur me mocarela dhe domate të pjekura në diell.

Torta e dasmës mbretërore kishte shije dhe aromë limonësh nga Amalf

Në fillim u tha se torta e dasmës mbretërore do të ishte me shije banane, por nga lajmërimi i fundit i Kensing ton Palace mësuam se çifti kishte zgjedhur limonët si përbërësin “sekret” kryesor të tortës! Në mars, rreth dy muaj para ceremonisë u njoftua se Harry dhe Meghan kishin zgjedhur pastiçieren Claire Ptak për të bërë tortën e tyre të dasmës.

dasma mbretoreeee

E thjeshtë, elegante, me shumë shtresa dhe e dekoruar me lule të freskëta, torta duket të jetë një harmonizim i të gjithë elementëve pranverorë, pasi kjo ka qenë dëshira e çiftit! Lule, limonë, ngjyra dhe aromë ndjellëse… Dhjetëra trëndafila, lule limoni nga Amalfi (zonë shumë e njohur për limonët kokërrmëdhenj me aromë) është e qartë se frymëzimi është stina e pranverës. Ptak përdori tërësisht përbërësit sezonalë dhe organikë dhe në vend të një torte tradicionale britanike me fruta, duket se të ftuarit e dasmës do të provojnë diçka ndryshe sot. /Panorama/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një 28-vjeçare ka humbur jetën në Stamboll pasi nuk i mbijetoi një krize në zemër që pësoi pas teshtimës.

   Është e pabesueshme të mendosh se janë bërë 21 vjet qe kur bota humbi Dianën, Princeshën e Uellsit.

Këtë fundjavë pritet të mbahet dasma e shumëpërfolur e çiftit, Elita Rudi dhe Gjiko.

Ato janë mikesha të pandara, por pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, kishte munguar po ashtu dhe humori që ato përcjell

Një nuse 21-vjeçare e sapo martuar, ka refuzuar të puthë bashkëshortin pasi prifti i deklaroi burrë e grua.

Kjo mund të jetë parajsa.

   Një peticion në mbështetje të një shoferi francez autobusësh që përballet me masë disiplinore pasi u filmua teksa qëllonte me shuplakë

Ka sezone kur flokët tuaj janë shumë të butë dhe me shkëlqim, por ka dhe raste kur janë shumë të ashpër dhe të thatë.

Fëmijët kanë dalë në rrugët e Gjermanisë këtë javë për të protestuar kundër përdorimit të tepruar të telefonavae nga prindërit e tyre.

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë që disa tifozë të kalojnë një natë të paharruar.