Çfarë po i vret pornostaret? Përgjigjet Valentina Nappi

13/01/2018 - 22:53

   Olivia Nova, e njohur në industrinë e filmave me pullë të kuqe si Alexis Rose Forte u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Los Anxheles më 7 janar.

Ajo sapo kishte festuar 20-vjetorin e lindjes dhe në një video të postuar në rrjetet sociale fliste për ëndrrat që kishte, që mbeten thjesht ëndrra.

Por, Olivia nuk ishte e para. Në vetëm 3 muaj tre aktore të tjera të filmave pornografikë kanë vdekur dhe në të gjitha rastet autoritetet dyshojnë vetëvrasjen.

E me të drejtë, pyetja që kanë ngritur në Shtetet e Bashkuara është se çfarë po i vret pornostaret? Të shumtë janë ata që “fajësojnë” rrjetet sociale dhe bullizimin e pësuar nga këto vajza në këto platforma për shkak të profesionit të tyre. E mes tyre është edhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Valentina Nappi.

“Njerëzimi ka evoluuar në grupe të vogla e të mbyllura deri më tani. Sot është ndryshe dhe falë rrjeteve sociale informacionet shoqërohen me komente, që shpesh janë të pakendshme për aktoret. Ky është një realitet dhe shpesh liria e një njeriu që të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet seksuale mbetet thjesht formale”, thotë ajo për Huffington Post.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ajo është lloji i gruas që do t’ju japë një mundësi të dytë, të tretë dhe të katërt edhe nëse nuk e meritoni.

Një studim nga "Money Travel" ka hulumutuar koston e vizitave në 10 tregjet e Krishtlindjeve në qytetet europiane.

Astrologët përcaktojnë se bashkëshortet më të mira i përkasin këtyre tre shenjave të Horoskopit:

GAFORRJA

Anila Hoxha, gazetarja e ngjarjeve të kronikës së zezë në “Top Channel” u vlerësua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me një çmim të rëndë

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën "nëse e shtyni kohën, humbni", dhe duket se është e vërtetë.

Është zyrtare, burrat me mjekër janë më tërheqës.

Zhurma që u shkaktua në Shqipëri para pak javësh, kur në emisionin e Ermal Mamaqit blogerja e njohur u pyet me një pyetje seksiste dhe më

Ndryshe nga herët e tjera, pjesë e publikut në studion e “Xing me Ermalin”, këtë puntatë ishte edhe nëna e drejtuesit të emisionit Ermal

Arjon Muça, i ftuar në "Mos i fol shoferit" ka thënë se deklarata ku pranoi se ka pasur oferta seksuale për 100 milionë lekë është e vërt