Për ju që jeni supersticiozë, ja disa gjëra që duhet të mbani në çantën tuaj që t’iu ndjekë fati i mirë.

-Nusepashkë

Disa njerëz besojnë se nusepashkët sjellin fat të mirë.

Përveç se sjell fat, nusepashka supozohet të jetë sinonim i pasurisë dhe suksesit.

Mendohet të jetë një ogur i mirë i fertilitetit të lartë.

-Hudhra

Hudhra në çantë ju mbron nga syri i keq.

Në Greqinë e lashtë, nuset mbanin buqeta me erëza dhe hudhra në vend të luleve për të trembur e larguar shpirtrat e djallëzuar.

Sugjerohet ta mbani një të tillë në çantën që përdorni në përditshmërinë tuaj.