Çfarë tregojnë zënkat në çift për lidhjen tuaj?

16/09/2019 - 19:39

Kur je në një lidhje, zënkat janë të pashmangshme, por nëse ato bëhen gjithnjë e më të shpeshta është e natyrshme ta pyesni veten nëse lidhja ka arritur fundin.

Përpara se të përhapni panik dhe të mendoni se marrëdhënia juaj ka mbaruar vetëm sepse debatoni shumë, ekspertët thonë se frekuencat e konflikteve nuk kanë një formulë të saktë. Disa çifte zihen më shumë se të tjerët, por kjo s’do të thotë që s’bëjnë për njëri tjetrin.

Zënkat tregojnë se ju shfaqni interes për këtë lidhje, por sigurisht duhet të jenë të shëndetshme. Si ta kuptoni këtë?

Si konfliktoheni?

E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ziheni. Nëse edhe gjatë zënkës tregoheni të respektueshëm, është ok. E mira është të mos kalojë në sulm personal. Kujtoni që gjithçka bëhet për të mirën e të dyve.

I përfundoni zënkat tuaja?

Si pajtoheni ti dhe parnteri juaj ka gjithashtu rëndësi. Çiftet që ja dalin të pajtohen me paqe dhe dashuri bëhen edhe më të lidhur me njëri tjetrin.

Je ndjerë ndonjëherë e kërcënuar?

Nëse gjatë një sherri, partneri ju ka bërë të ndiheni fizikisht apo psikologjikisht të pasigurta, kujdes! Zënkat janë të shëndetshme për aq kohë sa ju ndiheni e sigurtë dhe jo e kërcënuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, nuk ka ndonjë konsideratë të veçantë për parlamentarët shqiptarë, madje nëse do të kishte mundësi të shpëtont

Nëse tashmë keni tështirë në dorë, duhet të hiqni dorë nga kjo metodë për të mos dëmtuar edhe personat përreth jush.

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, e cila së fundmi ka vendosur t'i befasojë të gjithë, pasi do të kandidojë për Presidente e

Humbja e një prindi është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar dhe mësuar.

Një kompani udhëtimi po punëson deri në 10 persona për të qëndruar në disa nga pronat më luksoze në botë, për të tërhequr blerës të pasur

Supermodelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë.

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.