Çifti i dashuruar merr me qira Lamborghini për dasmën, shpërthen në flakë

17/02/2020 - 14:15

Një Lamborghini i marrë me qira për një çift martesor shpërtheu pasi u përplas me një makinë Golf VW të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në Bradford të Anglisë natën e kaluar. Oficerët po kontrollonin shpejtësinë e shoferëve në zonë dhe thanë se makina e marrë me qira e tejkaloi kufirin e shpejtësisë.

Lamborghini i gjelbër u përplas me një makinë Golf të parkuar, i cili kishte një shofer brenda.

Një 25-vjeçar pësoi lëndime në kokë dhe mbetet në Leeds General Infirmary ndërsa pasagjerja e tij femër, 25 vjeçe, pësoi lëndime të lehta, shkruan Daily Mail.

Shoferi i makinës VW Golf pësoi lëndime të lehta.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë mjekët dhe ambulancat, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe oficerët vrapuan në këmbë për të ofruar ndihmën e parë pas përplasjes.

Në Bradford pati 8000 përplasje gjatë 12 muajve, mesatarisht 22 çdo ditë midis gushtit 2017 dhe 2018, sipas shifrave të Policisë së West Yorkshire.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.

Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga To

E shtuna e 4 prillit do të duhej të ishte dita më e lumtur për infermierën shqiptare që jeton dhe punon në Itali, Elona Gaxha.

Një tigër 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vog