Çifti i vendos vajzës emrin e pazakontë, për të përfituar 18 vite internet falas

26/10/2020 - 19:51

Një çift zviceran vendosi që vajza e tyre të quhej Twifia, një emër i pazakontë, por jo i rastësishëm. Një kompani interneti, Twifi, zhvilloi një fushatë promovimi duke ofruar 18 vite shërbim interneti falas, në rast se prindërit do t'i quanin fëmijët Twifia ose Twifius.

Në fillim, çifti anonim zviceran, 30 dhe 35 vjeç, thuhet se menduan se ishte shaka. Sidoqoftë, sa më shumë mendonin për emrin, aq më shumë u dukej i veçantë.

“Sa më gjatë mendoja, aq më i veçantë bëhej emri për mua,” tha babai për Blick (via New York Post). “Ka emra më të këqij. Sa më shpesh e themi ‘Twifia’, aq më bukur tingëllon.”

Kursimet nga mospagimi i internetit çdo muaj do të shkojnë në një llogari të cilën vajza e tyre do ta përdorë sapo të mbushë 18 vjeç.

I ati i Twifia-s pranoi se çifti është "pak i turpëruar" për akuzat se "shitën emrin e fëmijës". Sidoqoftë, ai vuri në dukje se Twifia është emri i mesëm i bebushes, jo i pari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Princi i Suedisë Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”,- kështu është shprehur Matias Morla, avokati i Di

Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë ‘të fshehtë’ adoleshente, nëna e së cilës është një punonjëse sanitare e kthyer në milionere, sipas

Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar të afërmit e saj se gjatë peridhës së Covid-19 nuk pret

Australianët kanë ngatërruar legjendën e futbollit Maradona me divën e pop-it, Madona, pas lajmit të hidhur të vdekjes së argjentinasit,

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij, ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si të tijët

Një biznesmen nigerian i habiti të gjithë, pasi u paraqit në një dasmë me gjashtë gra shtatzëna në krah, ndërsa pretendon se është babai

Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.