Çifti martohet në spital, 30 sekonda para se të bëheshin prindër

26/06/2019 - 09:22

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda vetëm 30 sekondash.

Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë me fëmijë.

Çifti kishte planifikuar martesën, por djali i tyre ndryshoi çdo plan.

Gallardo nuk ishte në shtëpi kur Margaritondo e mori në telefon duke i thënë se i kishin shpërthyer ujërat.

Ai menjëherë shkoi në shtëpi, mori gruan dhe e dërgoi në spital.

Por mjekët i thanë se meqenëse se nuk ishin burrë e grua, Gallardo nuk mund të hynte në sallë gjatë lindjes së foshnjës.

Ndaj pyeti stafin: "Ka ndonjë mënyrë për t'u martuar tani?"

Dhe mjekët i thanë: "Do hyjmë në sallën e operacionit brenda 10 minutash."

Menjëherë infermieret i erdhën në ndihmë Gallardos për të përgatitur ceremoninë para lindjes së foshnjës.

Ndërsa Gallardo e kishte lejen e martesës në makinën e tij, sepse e kishte marrë disa ditë më parë.

Çifti u martua në sallën e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë 30 sekonda më pas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje në Indi është befasuar nga një mysafir i paftuar që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.

Ishte dashuruar marrëzisht me një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë ‘Lufthansa’, që nisej nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt,

Aktorja e njohur Jessica Alba ka folur së fundmi për tatuazhet e saj, teksa rrëfeu se vendosi të realizonte 3 të tillë me shenjat e horos

Një aktor nga Hong Kong është qëlluar me thikë në skenë në Kinë. 

Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë.

Gazetari i njohur Sokol Balla që nga vjeshta nuk do të jetë më pjesë e "Vizion Plus".

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg për aktoren dhe këngëtaren Zuhal Olcay për fyerje të Presidentit turk Rexhep

Sara Hoxha poston foto ndërsa është në muajin e fundit të shtatzënisë.