“Guinnes” ka kurorëzuar çiftin nga Austin, Texas si çiftin më të vjetër në botë. Mosha e tyre së bashku arrin në 211 vjeç ndërsa në 15 dhjetor ata festojnë 80 vjetorin e martesës. John Henderson është 106 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij Charlotte është 105.

Ata u njohën gjatë kohës që ishin studentë në universitetin e Teksasit në 1934. Charlotte studionte për mësuesi, ndërsa John për sporte. Ai ishte pjesë e një skuadre futbolli.

Në fakt, John është i vetmi që është gjallë nga lojtarët e skuadrës së UT të të njëjtit brez. Përgjatë 84 viteve ai ka ndjekur skuadrën në të paktën një prej ndeshjeve gjatë sezonit. Çifti gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që John zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së tyre.

“Bëj jetë të moderuar dhe tregohu i përzemërt me bashkëshorten” – shprehet ai.

Prej 10 vitesh çifti jeton në fshatin Longhorn afër Teksasit, pikërisht në vendin ku u njohën.