Është thjesht një cigare, madje e lënë përgjysmë, por që kushton me miliona lekë. Cigarja e lënë nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, rreth 70 vite më parë është shitur në një për rreth 18 milionë lekë të vjetër gjatë një ankandi online.

“RR-Action” me bazë në Boston njoftoi se cigarja rreth 10 cm është blerë të mërkurën nga një koleksionues nga Florida, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kompania tha se Churchill po tymoste cigaren më 11 maj 1947, në aeroportin Le Bourget, në Paris, kur e la në mes për të marrë avionin drejt Britanisë. E përfshirë në ankand ishte edhe një foto e Churchillit teksa tymoste cigaren në aeroport.

Piloti britanik Cpl. William Alan Turner mori cigaren pasi ekuipazhi i tij kishte shoqëruar Churchillin dhe të shoqen në rrugën për dhe nga Parisi.

Cigarja “La Corona” e prodhuar në Havana të Kubës ka edhe emrin  Churchillit, një prej kryeministrave më të famshëm britanikë.